Dogana e Kosovës i konfiskon mbi 60 mijë litra “Coca-Cola” me origjnë nga Iraku

Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arritur t’i konfiskojë mbi 60 mijë litra “Coca-Cola” me origjinë nga Iraku

Malli i konfiskuar





64 mijë e 350 litra të produktit të Coca-Colas, janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, këtë të martë.

Këto sasi të këtij produkti, sipas njoftimit të doganës kanë qenë të falsifikuara.

Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64 mijë e 350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku. Sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dal në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do ti nënshtrohet procesit të asgjësimit”, thuhet në njoftim.

Produktet e falsifikuara sipas doganës së Kosovës, paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.

“Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI), në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale ndikon pozitivisht edhe ne mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë publike”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës, bëri të ditur se do të vazhdoj të ushtroj kontroll për parandalimin e veprimtarive të ngjashme ilegale.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika