Dogana e Kosovës konfiskon ari pa dokumentacion në Pejë

Dogana e Kosovës ka konfiskuar 6.1 kilogramë ari pa dokumentacion në Pejë. Njësitë e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar kontrollin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore

Dogana e Kosovës





Dogana e Kosovës ka njoftuar se të enjten e gjashtë tetorit, njësitë e Doganës kanë konfiskuar rreth 2.5 kilogramë ari pa dokumentacion në Pejë.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se një qytetarit i është gjetur sasi ari pa dokumentacion dhe njësitë e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar kontrollin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.

Foto e postuar në llogarinë e Doganës së Kosovës në Facebook

“Njësitë e Doganës kanë ushtruar kontroll te lokali i të dyshuarit, ku edhe te i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të mallit.

Tutje, në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika