Dogana e Kosovës merr pjesë në takimet globale kundër falsifikimit dhe piraterisë

Dogana e Kosovës është duke marrë pjesë në takimet globale kundër falsifikimit dhe piraterisë, në kuadër të takimit të 20-të të Organizatës Botërore të Doganave

Në kuadër të takimit të 20-të të Organizatës Botërore të Doganave janë duke u zhvilluar sesionet e Grupit kundër falsifikimit dhe piraterisë (CAP), ku përfaqësues nga administratat anëtare, Zyrat Ndërlidhëse të Inteligjencës Rajonale të OBD-së, organizatat vëzhguese, mbajtësit e të drejtave dhe subjektet e sektorit privat janë mbledhur për të biseduar rreth iniciativave globale kundër falsifikimit dhe piraterisë.

Në këto takime të rëndësishme, Dogana e Kosovës përfaqësohet nga Sadije Topojani dhe atasheu doganor, Bekim Mehmetaj, të cilët ndanë me audiencën sukseset e shquara të Kosovës në luftën kundër tregtisë së paligjshme.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë të lartë për vlerësimet e Sekretariatit të OBD-së, duke falënderuar Doganën e Kosovës për rolin dhe kontributin e saj si bashkëpjesëmarrëse në operacionet ndërkombëtare kundër tregtisë së paligjshme, me theks të veçantë në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe mallrat pirate. Në operacionet e organizuara nga OBD për periudhën raportuese, janë identifikuar më shumë se 4,000 raste shkeljesh të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe mallrave pirate”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Në këtë njoftim thuhet se Dogana e Kosovës ka arritur me sukses të ndërmarrë veprime dhe të parandalojë mbi një mijë e 100 raste të mallrave, që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, me vlerën totale të mallrave të ndaluara që kalon mbi 23 milionë euro nga viti 2022 e deri më tani.

“Në fjalimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm OBD-së Dr. Mikuriya, ka shprehur vlerësimin për kontributet pozitive të Grupit CAP të OBD-së që nga krijimi i tij në vitin 2009, duke theksuar rolin kryesor të tij në përparimin e Sekretariatit kundër falsifikimit dhe piraterisë. Ai ka shtuar theksin në arritjet e këtij grupi, duke përfshirë dy rishikime të mandatit dhe zhvillimin e mjeteve për të ndihmuar anëtarët në parandalimin e tregtisë së paligjshme të mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale”, thuhet tutje në njoftim.

Sekretari i përgjithshëm ka nënvizuar nevojën për doganat që të fokusohen në tregtinë elektronike, duke e njohur atë si metodën kryesore të përdorur nga kriminelët për të transportuar mallra të falsifikuara. Ai ka përmbyllur fjalimin e tij duke thirrur për bashkëpunim të shtuar në mes të mbajtësve të të drejtave dhe doganave, me qëllim kufizimin e ndjeshëm të tregtisë së produkteve të falsifikuara.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika