Dogana e Kosovës në proces rekrutimi për 115 oficierë doganor

Dogana e Kosovës po vazhdon procedurat e testimit për të interesuarit e pozitës për oficerë doganor, në të cilën do të pranohen 115 persona. Aplikantët që kanë kaluar fazat e testimit i janë nënshtruar të mërkurën pjesës së intervistimit, proces të cilin e ka përcjell TV Dukagjini. Aplikantët janë ndarë të kënaqur me procesin, njësoj edhe zyrtarët e doganës si dhe monitoruesit

Dogana e Kosovës ka hapur dyert e saj për të intervistuar të interesuarit për pozitën e oficerëve doganor, për 115 vende të lira.

E aplikantët të cilët kanë arritur në fazën e fundit, nisën të mblidhen nga ora 11:00.

Të ndarë në grupe në orë të caktuara, secilit iu dorëzua nga një zarf.

Ashtu që procesi të jetë transparent dhe i barabartë për të gjithë, ata zgjedhin këto zarfe brenda të cilit, është komisioni i caktuar përballë të cilit do të tregojnë veten.

E me pranimin e tyre, ata drejtohen tek komisionet me të cilët, intervistimi zgjati një orë.

Për ata që do bëhen pjesë e doganës, i presin faza të tjera.

“Kjo është faza e fundit e intervistës. Pas përfundimit të saj, brenda afateve ligjore publikohen listat e kandidatëve, për 115 pozita që do mbushen, p0astaj vazhdojmë me faza të tjera. Është faza e trajnimit bazik ku ata certifikohen për oficerë doganorë, periudha sipas përcaktimeve tona dhe më pas vazhdojnë si oficerë”, ka deklaruar Edita Jetishi, udhëheqëse e sektorit të Burimeve njerëzore.

Procesi u monitorua edhe nga organizata të huaja, delegatë të së cilës ndihmuan në planifikimin e testimit.

“Trajtim i barabartë, pa dyshim i implementuar profesionalisht dhe në vijë me standartet evropiane. Më lejoni të shtoj se dogana e di se çfarë po kërkon dhe më pëlqen trajtimi miqësor i tyre. Nuk kemi asnjë problem në realizim, po shkon shumë mirë”, ka deklaruar Gunter Schrom, monitorues nga organizata “GIZ”.

Të kënaqur u ndanë edhe aplikantët prej të cilëve, asnjë nuk pati ankesa për procesin.

“E kam pasur dëshirë gjithmonë të punojë në institucione shtetërore, ose në polici ose në doganë. Intervistimi ka qenë shumë i mire, pyetjet ishin të lehta dhe të mira, më shumë logjike për mendimin tim prej jetës së përditshme. Jam shumë i kënaqur”, ka theksuar DEK: Egzon Muja, aplikant në Doganë.

Ky është konkursi i parë i Doganës së Kosovës nga 2008, për këtë pozitë.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika