Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook‘, thuhet se Njësitet e Doganës së Kosovës kanë kryer disa kontrolla në disa barnatore, ku janë gjetur medikamente të kontrabanduara.
Në njoftim thuhet se njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolla në nëntë barnatore, në të cilat janë gjetur barna/medikamente të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Lokacionet e barnatoreve ishin në Graçanicë, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera.
Duhet theksuar se në gjashtë barnatore është hasur në 1 mij artikuj produkte farmaceutike/barna të kontrabanduara.
Pas kontrollave, të gjitha produktet janë konfiskuar.
Njësitet e Doganës kanë njoftuar se ka filluar procedura kundërvajtëse për rastin.