Dogana parandalon katër raste të tentim kontrabandës në afërsi të Zubin Potokut

Dogana e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i Antikontrabandës së Doganës së Kosovës të mbështetur nga Policia e Kosovës kanë organizuar ndalesa rrugore dhe kontrolle në lokacione të dyshimta në pjesën veriore, respektivisht në afërsi të Zubin Potokut.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve të përbashkëta (3 dhe 4 shkurt) të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, është arritur zbulimi i katër rasteve me mallra të kontrabanduara, si dhe është sekuestruar malli si në vijim:

Birra 30 pako x 24 copë,

• Majonez– 7 pako x 12 cope x 500ml,

• 24 komplete x 4 bidone x 5 litra – 580 litra alkool të koncentruar (Origjina Serbi).

• Pije joalkoolike– 150 komplete x 24 cope x 0.33 litra (Origjina Serbi)

• Pije joalkoolike– 202 komplete x 24 cope x 250 ml

• Automjet transportues IVECO me targa të huaja/i pazhdoganuar

“Ky veprim i përbashkët ka për qëllim zbatimin e ligjit dhe luftimin e kontrabandës në këtë pjesë. Aktivitetet e përbashkëta vazhdojnë dhe janë një shenjë e përkushtimit të vazhdueshëm të autoriteteve për sigurinë dhe ligjin në vend. Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të bashkëpunojnë në përforcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika