Dogana parandalon një rast të kontrabandimit, kishte 720 kuti “plazma” të Serbisë në Kamenicë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Sipas njoftimit të policisë, janë gjetur 35 pako me gjithsej 720 kuti të biskotave plazma, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përkatës dhe të njëjtat ishin me prejardhje nga Serbia.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

“Policia e Kosovës gjegjësisht njësia e Task Forcës -Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale në teren, me datë 16.02.2024 kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra. Në datën e lartcekur në hyrje të fsh.Novosellë-Kamenicë është vërejtur një veturë e dyshuar me targa vendore e cila ishte duke lëvizur nga Serbia përmes fsh.Breznicë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Gjatë kontrollit të automjetit të lartcekur i cili drejtohej nga i dyshuari mashkull është vërejtur se i njëjti kishte të ngarkuar 35 pako me gjithsej 720 kuti të biskotave plazma, për të cilat nuk kishte asnjë dokument përkatës dhe të njëjtat ishin me prejardhje nga Serbia”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika