Të hënën e 25 prillit, nga zyrtarët doganorë është ushtruar një bastisje në një depo në periferi të Prishtinës, ku dyshohet se kishte mallra të kontrabanduara.
Gjatë kontrollit, Dogana e Kosovës ka hasur në 8 mijë e 346 litra vaj motorik të kontrabanduar.
Vlera e vajit të sekuestruar arrin mbi 10 mijë euro.
Prokuroria Themelore në Prishtinë është e njoftuar për rastin, dhe nën udhëheqjen e Prokurorit, rasti ka kaluar në kallzim penal thuhet tutje në njoftim.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se do të bëjë kontrolla të vazhdueshme, që të parandalojë punët ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.