Dogana zbuluan 20 mijë e 885 euro të falsifikuara

Dogana e Kosovës ka zbuluar para të falsifikuara në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore.

Siç thuhet në njoftimin e Doganës, sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20 mijë e 885 euro. 

“Në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryera nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara. Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara: 500 € – 1 copë, 200 € – 1 copë, 50 € – 101 copë, 20 € – 1 copë, 5 € – 1 copë. Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 €”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Po ashtu, sipas njoftimit, autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika