DokuFesti me turistët e huaj, infuzion për ekonominë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar "DokuFest" ka arritur fundin, por i konsiderueshëm është numri i turistëve që ai ka sjellur në Prizren. Rrjedhimisht, i madh vlerësohet të jetë edhe ndikimi i këtij festivali në ekonominë e qytetit. Gastronomët prizrenas, pas dy viteve të vështira me pandeminë, janë të kënaqur me numrin e klientëve gjatë kësaj jave. Por ata kërkojnë më shumë mbështetje për festivale të tilla

Dhjetëra e mijëra vizitorë vendorë e ndërkombëtarë kanë shkelur rrugëve të qytetit të Prizrenit gjatë javës së fundit.

Shkaku i këtij fluksi turistësh në kryeqytetin historik është “DokuFesti”.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar ka tërhequr interesim të madh pas dy viteve të zbehta për shkak të pandemisë.

“Pothuajse të gjitha kinematë ku i shfaqim filmat tanë, janë të stërmbushura dhe të gjitha koncertet muzikore që i kemi çdo ditë gjithashtu ka shumë interesim. Vetëm në hapje të DokuFestit kemi pasur mbi 500 mysafirë të cilët i kemi pasur te Kino ‘Lumbardhi’”, ka thënë Malbora Krajku, Menaxhere e Projekteve, DokuFest.

Malbora Krajku, Menaxhere e Projekteve, DokuFest

Përveç kulturës dhe imazhit ndërkombëtar të vendit, ata që kanë përfituar më së shumti nga numri i madh i turistëve janë gastronomët prizrenas.

Kreu i këtij sektori, Ilir Shala tregon se ndër vizitorët e huaj, një numër i konsiderueshëm i tyre kanë qenë nga shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Impakti ekonomik i tyre vërehet. Janë shpenzues, kemi një bashkëpunim me kolegë, një raport apo komunikim që hotelet janë të rezervuara, gastronomët mos të them shumë mirë, por janë mirë për shkak se e dimë që pas COVID-it kemi pasur vështirësi dhe të gjitha, por këto festivale, besoj edhe Dokufesti ka gjallëru qytetin dhe i kanë dhënë frymë tjetër”, ka thënë Ilir Shala, Kryetar i Gastronomëve të Prizrenit.

Ilir Shala, Kryetar i Gastronomëve të Prizrenit

Shpresa e gastronomëve prizrenas mbetet te institucionet qendrore dhe lokale në subvencionimin e sa më shumë ngjarjeve të tilla kulturore.

“Të gjitha bizneset kanë pasur vështirësi shumë të mëdha. Gjatë dy viteve të fundit gastronomia ka qenë në kushte shumë të këqija, kështu që kjo periudhë kohore, ky fluks i madh po u ndihmon edhe atyre me i rritë të ardhurat dhe me u rikuperu, se jo me  e rritë fitimin, po më shumë rikuperim i dy vitve që kanë qenë shumë të vështira”, ka thënë Jona Haxhiu, zëdhënëse e komunës së Prizrenit.

Jona Haxhiu, zëdhënëse e komunës së Prizrenit.

Kinemaja ka regjistruar mbi 10 mijë adhurues të filmave gjatë javës së DokuFestit, kurse në DokuNights rreth pesë mijë vizitorë kanë dëgjuar muzikë nga bende e muzikantë të ndryshëm.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika