(DOKUMENT) Aktakuza e 2021-tës ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë

Të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij, Gjykata në Pejë në vitin 2022 e ka dënuar për veprën dhunë në familje duke ia zëvendësuar burgimin prej tre muajve me gjobë prej 300 euro. Dukagjini ka siguruar edhe aktakuzën, ku thuhet se i njëjti kishte ushtruar dhunë psiqike dhe për tre - katër vjet e kishte ofenduar vazhdimisht me fjalë

Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj, 16 prill 2024.

I dyshuari për vrasjen e gruas së tij mëngjesin e së martës në Pejë, ishte shpallur fajtor për veprën penale dhunë në familje në muajin shkurt të vitit 2022.

Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Dukagjinin se i dyshuari për vrasjen e gruas së tij është dënuar me gjobë prej 100 euro dhe me burgim prej 3 muajsh, por që me kërkesën e tij është zëvendësuar me gjobë në shumë prej 300 euro.

“Me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, të datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër I është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, I cili dënim me kërkesën e të pandehurit I është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në përgjigjen Gjykatës për Dukagjinin.

Ndërsa, ndaj aktgjykimit palët nuk kanë ushtruar ankesë, andaj aktgjykimi ka marrë formën e prerë me datë 25 shkurt të vitit 2022 dhe i dënuari pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në tërësi e ka paguar dënimin me gjobë.

Sipas aktakuzës së siguruar nga Dukagjini, thuhet se i akuzuari ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes dhe e ka ofenduar vazhdimisht me fjalë për më shumë se 3 – 4 vjet.

I dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë kishte të kaluar kriminale – Prokurori Qavolli: Vrasje makabre

Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Çifti kanë pasur tre fëmijë për të cilët, prokurori nuk ka deklaruar nëse kanë qenë brenda në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Të njëjtit tash janë në përkujdesjen e familjarëve të tjerë, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burri vret gruan e tij në Pejë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin dhe arrestimin e dyshuarit, duke bërë të ditur se vrasja u krye me armë zjarri.

Hetimet fillestare po zhvillohen në vendngjarje nga ekipet relevante.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika