(DOKUMENT) Inspektorati i Punës gjobit “Trepçën” me 1 mijë euro

Sipas këtij vendimi, “Trepça” ka kryer tri shkelje: nuk ka lidhur kontratë të punës me praktikantë sipas ligjit, për çka është dënuar 300 euro, ka shkelur dispozita të Ligjit të Punës pasi nuk ka kryer pagesën e praktikantëve, duke u dënuar më 200 euro, si dhe ka cenuar dispozitat e Ligjit për Siguri dhe Shëndetin në Punë, në momentin kur nuk u ka siguruar mjetet mbrojtëse, dhe për këtë është dënuar 500 euro

Inspektorati i Punës e ka gjobitur me 1 mijë euro subjektin juridik “Trepça” SH.A në Mitrovicë, në lidhje me mospagesën e praktikantëve të certifikuar, moslidhjen e kontratave të punës me praktikantë dhe mossigurimin e mjeteve mbrojtëse.

Në vendimin e Inspektoratit thuhet se “ankesa e palës në procedurë, Arsim Musa, kundër “Trepçës” lidhur me mospagesën e pagave prej 100 euro për 60 praktikantë të certifikuar në dhjetor të 2022-ës dhe mospagesës së 30 të tjerëve me nga 200 euro, e të cilët ishin certifikuar në janar 2023, është e bazuar”.

Inspektorati e ka gjobitur me 1 mijë euro.

Sipas këtij vendimi, “Trepça” ka kryer tri shkelje: nuk ka lidhur kontratë të punës me praktikantë sipas ligjit, për çka është dënuar 300 euro, ka shkelur dispozita të Ligjit të Punës pasi nuk ka kryer pagesën e praktikantëve, duke u dënuar me 200 euro, si dhe ka cenuar dispozitat e Ligjit për Siguri dhe Shëndetin në Punë, në momentin kur nuk u ka siguruar mjetet mbrojtëse, dhe për këtë është dënuar 500 euro.

Këtu mund ta gjeni vendimin e plotë të Inspektoratit të Punës

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika