Sipas avokatit të ish-zëvendëspresidentit Mike Pence, dokumentee me shenja të klasifikuara janë zbuluar në shtëpinë e tij në Indiana.
Ai tha se “Pence nuk ishte në dijeni të ekzistencës së dokumenteve të ndjeshme ose të klasifikuara në rezidencën e tij personale” dhe se “e kupton rëndësinë e madhe të mbrojtjes së informacionit të ndjeshëm dhe të klasifikuar dhe është i gatshëm për të bashkëpunuar plotësisht me Arkivin Kombëtar dhe çdo hetim të përshtatshëm“.
Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë të martën nuk pranoi të komentonte dhe një avokat i Pence nuk iu përgjigj menjëherë një emaili që kërkonte shtjellime të mëtejshme.
Pence i tha Associated Press në gusht se ai nuk mori asnjë informacion të klasifikuar me vete kur u largua nga detyra.
I pyetur drejtpërdrejt nëse ai kishte mbajtur ndonjë informacion të klasifikuar pas largimit nga detyra, ai tha: “Jo, jo në dijeninë time”.