Gjersa dëshminë po e vijon, Shaun Byrnes, ish-shefi i Misionit Vëzhgues Diplomatik të SHBA-ve në Kosovë në vitet 1998-1999, në Gjykatën Speciale të Hagës janë pranuar si prova dokumente të autoriteteve serbe, shërbimeve sekrete.
Kryegjyqtari, Chales Smith, ka bërë të ditur se nuk kanë informacion sa i përket autencitetit të këtyre dokumenteve, përveç faktit se janë mbledhur nga shërbimet sekrete serbe brenda UÇK-së.
“Sa i takon ofertës së ZPS-së për pranimin e dy dokumenteve për dëshminë e dëshmitarit 04571, trupi gjykues vendos: sa i takon relavancës, ato janë relevante sepse kanë të bëjnë me persona që pretendohet se janë viktima të krimeve që kanë të bëjnë me këtë çështje.
Sa i takon autenticetit, Trupi gjykues konstaton nuk ka informacion sa i takon autenticitetit, përveç fakti që janë mbledhur nga forcat zbulim kundër-zbulim dhe individë të cilët mund të jenë të dyshuar si bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe apo zyrtarëve serbë, ose janë mbledhur nga bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe apo zyrtarë serbë. Nuk ka informacion se këto dokumente janë të ndërhyra, këto janë thjeshtë dokumente të asaj kohe që kanë të bëjnë me informacionin e përmbajtur në të. ZPS-ja tregon që dokumentet janë sekuestruar nga autoritetet serbe dhe i janë dhënë TPNJ-së”, ka thënë Smith.