“Dolën disa persona më thanë, jemi nga Prokuroria e Hagës” – Fazliu jep detaje për ndalimin e tij

Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka thënë se është ndaluar nga disa zyrtarë që janë prezantuar si përfaqësues të Prokurorisë Speciale të Hagës. Ata sipas Fazliut ia kanë paraqitur një urdhër nga Gjykata Speciale për konfiskimin e telefonit të tij

Fahri Fazliu, ne Facebook

Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Pasi është liruar, Fazliu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se është ndaluar nga disa zyrtarë që janë prezantuar si përfaqësues të Prokurorisë Speciale të Hagës.

Ata sipas Fazliut ia kanë paraqitur një urdhër nga Gjykata Speciale për konfiskimin e telefonit të tij.

Fazliu shtoi se personat që e ndaluan atë e dërguan në zyrat e Eulexit në Fushë Kosovë dhe u bë konfiskimi i telefonit.

“Përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturën e tyre në zyret e Eulexit në Fushë Kosovë dhe aty më konfiskuan telefonin”, ka shkruar Fazliu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika