Para disa ditëve, AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj Covid mund të shkaktojë një efekt anësor të rrallë, në një kthesë të dukshme që mund të hapë rrugën për një pagesë ligjore prej shumë milionash.
Aurora Meta-Dollenberg, doktoreshë në Gjermani, ka folur më shumë rreth vaksinës Astrazeneca, e cila po ashtu tha se ata vetë e kanë pranuar që mund të ketë efekte anësore.
“Astrazeneca është vetë ajo që e ka pranuar që disa prej vaksinave prej astrazeneca mund të kenë efekte anësore që janë jetë kërcënuese dhe ata që i kanë pasur këto efekte anësore që kanë vdekur pas marrjes së vaksinës si pasojë e trombozave, në radhë të parë ata janë në gjyq me astrazeneca dhe po presin dëmshpërblimin monetar si pasojë e shkatërrimit të shëndetit të tyre,” ka thënë Dollenberg në emisionin “Rreth e Rrotull”.
Më shumë se 6 milionë shtetas të Britanisë e Evropës e kanë marrë këtë vaksinë, bëri të ditur doktoresha.
“Në mesin e pandemisë patëm një stopim të aplikimit me astrazeneca për efektet e saj flagrante anësore, siç ishin trombozat në tru apo trombozat dhe të enëve të tjera të gjakut, kjo bëri që u limitua astrazeneca gjatë pandemisë por pavarësisht kësaj më shumë se 6 milionë britanik dhe europa e kanë marrë këtë vaksinë.”
“Në Gjermani pacientët po bashkëpunojnë me Ministrinë e Shëndetësisë që të ngrenë padi kundër astrazeneca dhe të marrin shpërblimin monetar përkatës,” tha Aurora Dollenberg.
Efektet anësore të vaksinës ndahen në dy grupe sipas Dolllenberg, “Efetet anësore akute siç është tromboza që pas tre ditëve pasi kemi marrë vaksinën e dallojmë efektin anësor dhe shoqërohet me ndryshim të dukshëm, pra një pacient që ka trombozë në tru pëson paraliza, humbje të shikimit, dëgjimit dhe shqisave të ndryshme, skuqja dhe acarimi i lëkurës”.
“Ndërsa efektet e tjera janë efektet afatgjata që kërkojnë 6 muaj që mund të shkojnë deri në 5 vite dhe këtu futen efektet që janë më pak të dallueshme, siç mund të jetë lodhja e përgjithshme, lodhja muskulare, dhimbje koke, çrregullime të funksionit të mëlçisë veshkave dhe pacientët që fillojnë të kenë ankth dhe depresion e po ashtu edhe çrregullimet psikike, janë këto efekte afatgjate.”
Teksa për vaksinën Pfizer, Dollenberg tha që është më e sigurt. Sipas saj, është i vetmi preparat i lejuar te fëmijët dhe te gratë shtatzëna.
Dollenberg bëri apel që edhe në Kosovë nëse ka pacientë që kanë vërejtur efekte anësore nga kjo vaksinë, t’i drejtohen Ministrisë së Shëndetësisë.
“Ekziston një grup pune që mbledhin padi nga shtetet e ndryshme, këtu përfshihet edhe Kosova, ku sipas saj pacientët që mund t’i vërejnë efektet anësore nga Astrazeneca, mund të ngrenë padi, po ashtu ajo bëri apel që nëse ka ankesa nga kjo vaksinë, të vizitohen te mjeku dhe të formulojë një letër përmbledhëse me shqetësime të pacientit, e këtë ta dorëzojnë te Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, dhe kjo ka për detyrë që t’i përcjellë shqetësimet e mbledhura dhe ekziston mundësia e dëmshpërblimit financiar që mund ta vërtetojnë,” tha Dollenberg.