Don Lush Gjergji viziton Tërnavën për festën e Kurban Bajramit

Përfaqësuesit e Kishës Katolike dhe të Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë ishin të parat që arritën në Bashkësinë Islame të Kosovës për të shprehur urimet. Ata përmes urimeve, kanë bërë thirrje për bashkim, afrim dhe kërkim të vlerave dhe virtyteve

Përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, është pritur nga Myftiu, Naim Tërnava, në Bashkësinë Islame të Kosovës, për festën e Kurban Bajramit.

Don Lush Gjergji i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën.

“Dashtë Zoti të kemi më shumë festime. Jemi këtu për festën e Bajramit të Vogël për të shprehur urimet e përbashkëta. Që të përforcohet bashkimi, afrimi dhe kërkimi i vlerave dhe virtyteve që kemi më shumë nevojë se kurrë”, ka thënë ai.

Përfaqësuesit e Kishës Katolike dhe të Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë ishin të parat që arritën në Bashkësinë Islame të Kosovës për të shprehur urimet.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 9 korrik 2022, Kryesia e BIK, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika