Donald Trump konfirmon se nuk do të jetë pjesë e debateve presidenciale

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në debatet presidenciale me rivalët e tij nga radhët e Partisë Republikane, në garën për Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump, ish-presidenti amerikan.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në debatet presidenciale me rivalët e tij nga radhët e Partisë Republikane, në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Në sondazhet e fundit, Trump, doli të jetë më i favorizuari nga votuesit republikanë, e këtë ai po e përdor si argument për mospjesëmarrje në debate.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e debateve të kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 nga radhët e Partisë Republikane, së cilës i takon.

Trumpi ka përmendur edhe epërsinë e tij në një sondazh të fundit, i cili e përcakton ish-presidentin si më të pëlqyerin nga kandidatët e tjerë të partisë, në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhet e fundit kanë treguar vazhdimisht se Trumpi, i cili po përballet me një sërë akuzash penale, është aktualisht kandidati kryesor nga radhët e republikanëve.

Një sondazhi i bërë nga mediumi CBS, ka renditur të parin Donald Trump me 62%, krahasuar me rivalin e tij më të fortë, guvernatorin e Floridas, Ron De Santis, i cili në këtë sondazh doli që favorizohej vetëm nga 16 për qind e votuesve republikanë.

Debati i parë i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm mes tyre është planifikuar të mbahet më 23 gusht, por ka kohë që Trump ka përmendur mospjesëmarrjen e tij në këto debate.

Si argument kryesor ish-presidenti ka përmendur epërsinë e tij të dukshme mes kandidatëve republikanë e po ashtu ishte ankuar se rivalët do të mund ta sulmonin dhe të ishin “armiqësorë” ndaj tij.

Kandidatët e tjerë republikanë për president deri më tani, nuk kanë komentuar për zhvillimet e fundit.

Ndaj Donald Trumpit, presidenti i 45-të i SHBA-së në periudhën 2017-2021, janë ngritur katër aktakuza me të cilat do të përballet, ndërsa kandidon sërish për Shtëpinë e Bardhë.

Ai i ka përshkruar akuzat ndaj tij si një “gjueti shtrigash” politike.

Votimi në zgjedhjet paraprake republikane fillon në shtetin e Iowa-s më 15 janar 2024.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika