Donat Syla, ish-konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, tregon për depërtimin e tij

Këshilltari Diplomatik për Çështje Evropiane, Donat Syla rrëfen më shumë për rrugëtimin e tij në Kanada

Donat Syla, Këshilltar Diplomatik për Çështje Evropiane

Donat Syla, këshilltar Diplomatik për Çështje Evropiane, ka rrëfyer më shumë për jetën e tij në mes Kosovës dhe Kanadasë në Reload.

“Kam qenë shef i programit informativ në Radio Televizionin e Kosovës, e kemi bërë një punë shumë të mirë, ka pasë influencë të madhe televizioni në atë kohë, kam pasur edhe një emision ku jam marrë me tema shoqërore e sociale,” tregoi Syla.

Gjatë kohës si konsull në Kanada, Syla u shpreh se aty ka marrë dy mirënjohje duke i bërë të parat për shtetin e Kosovës.

“Kemi arritur me përfaqësu bukur mirë Kosovën gjatë kohës sa kam qenë aty, kemi marrë dy mirënjohje nga kryeministri kanadez, Justin Trudow, dhe janë dy mirënjohjet e para dhe të vetmet për shtetin e Kosovës.”

Sipas Sylës, si shqiptar, si Kosovë, në punë është vështirë të depërtosh në vende të tjera, mirëpo “duhet përmes miqve duhet krijuar ura komunikimi, me njerëz të fuqishëm, me njerëz të fuqishëm në kuptimin e influencës që e kanë shoqërinë kanadeze,” shtoi ai.

Në vende tjera ndonëse nacionalitetet e tjera nuk mund të kenë ndikim të madh, Syla tregoi që e ka bërë të kundërtën.

“Një ndër aktivitetet që e kam bërë gjatë kohës sa kam qenë në detyrë atje, kam organizuar një ekspozitë për shqiptarët që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, ky aktivitet është organizuar në një sinagogë ndër më të mëdhatë në Toronto dhe Kanada.”

Duke e ditur influencën e madhe që e ka komuniteti hebrenj në Kanada ishte organizim i Konsultës së Përgjithshme të Kosovës, në bashkëpunim me komunitetin hebrej të Torontos.

“Aty i kishim të gjitha mediat kryesore të Kanadasë dhe letrat përshëndetëse prej autoriteteve më të larta të Kanadasë, përfshirë edhe kryeministrin e Kanadasë dhe përshëndetjen e presidentes Vjosa Osmani.”

Sipas tij, aty kanë folur për historinë e të kaluarës dhe mbi këto vlera, pra është ndërtuar komunikimi me publikun, ku përmes eventit dhe mediave, njerëzit e kanë marrë vesh më shumë për ndihmën ndaj hebrenjve.

Miku i Sylës, gazetari i BBC, Dave Worden ka shkruar 12 artikuj për Kosovën në revista prestigjoze, duke folur për traditën kulturën dhe virtytet e shqiptarëve që kanë ndihmuar popullin hebrenj gjatë luftës së dytë botërore, si dhe aspektet turistike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika