Donçiq realizon “triple-double” historik

Pas 21 kërcimeve dhe dhjetë asistimeve, Donçiç pati të ashtuquajturin triple-double me vlera dyshifrore në tre kategori statistikore për të shtatën herë këtë sezon. 23-vjeçari është lojtari i parë në historinë e NBA që ka 60 pikë, 20 kërcime dhe dhjetë asistime në një ndeshje

60 pikë në NBA

Basketbollisti i Dallas Mavericks, Luka Donçiq, hyri edhe një herë në faqen e historisë së kampionatit më të fortë në botë, NBA. Ai shënoi 60 pikë, 21 kërcime dhe 10 asistime në fitoren ndaj New York Knics.

Basketbollisti slloven u bë i pari në histori që realizon “triple-double” me shifra të tilla.

Donçiqi ishte pak më shumë se 47 minuta në parket. Realizoi 16 nga 22 gjuajtjet e lira.

Në fund, Dallasi triumfoi me rezultatin 126:121 pas shtesës.

Donçiqi vazhdoi formën impresive të cilën po e kalon këtë edicion.

Slloveni arriti një rekord ekipor të martën (27 dhjetor 2022, me orën lokale) me 126:121 (55:63) me 60 pikë pas kohës shtesë. Më herët e kishte mbajtur Dirk Nowitzki me 53 pikë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika