Donfried dhe Escobar vizitojnë Serbinë

Pas vizitës në Kosovë, Ndihmëssekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried, niset drejt Serbisë

Ndihmëssekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas vizitës në Kosovë, të martën e 26 prillit do ta vizitojë Beogradin.

Donfried, bashkë me Emisarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë bërë të ditur mediat serbe.

Pas vizitës në Serbi, të mërkurën e 27 prillit, Donfried do të udhëtojë drejt Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ndërkaq, të hënën e 25 prillit, Donfried në një konferencë për media, kishte thënë se Kosova dhe Serbia duhet të riangazhohen në mënyrë urgjente në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Ndihmësekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried

Ajo kishte thënë se SHBA-ja i jep prioritet dhe e mbështet dialogun e ndihmuar nga BE-ja, që duhet të jetë i përqendruar në arritjen e një marrëveshje normalizimi të përqendruar në njohje të ndërsjellë.

“Kosova e Serbia duhet të bëhen bashkë e në mënyrë urgjente të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që ka një mbështetje të fuqishme nga SHBA-ja”, është shprehur Donfried në prononcim për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, këtyre dy vizitave u kishte paraprirë vizita e tre senatorëve Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen. Këta të fundit janë takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

“Informova mysafirët tanë për rolin destruktiv që Serbia vazhdon ta luajë në rajonin tonë si aleat i Rusisë në një përpjekje për të tërhequr rajonin tonë drejt së kaluarës, por kam besimin e plotë se bashkarisht do të jemi në gjendje t’i ndalojmë këto ndikime malinje.”, ishte shprehur Osmani në një konferencë për media, bën të ditur RTV Dukagjini.

Janarin e këtij viti, Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell kishte konfirmuar se në Kosovë dhe Serbi do të qëndronin i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika