Donfried nuk takohet me persona “non grata”

Zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), nuk i shkelin vendimet e Departamentit  të Shtetit, për tu takuar me persona të pa dëshiruar (non grata)

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried

Karen Donfried, ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, ka pohuar se, nuk mund të takohet me një “non grata”, duke aluduar për ish-kryeminstrin, Sali Berisha.

Ajo ka thënë se SHBA nuk i shkel vendimet e veta.

“Sekretari Blinken e kishte shpalluar ‘non grata’ Berishën, për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të tillë. Besoj që pozicioni i SHBA-ve është shumë i qartë”, kishte deklaruar Donfried për Zërin e Amerikës.

Ndihmës sekretarja e bërë të ditur se kishte pasur takime me drejtuesit e opozitës të premten e 28 prillit, ku ishte takuar me Enkelejd Alibeaj edhe nënkryetaren e Partisë Demokratike (PD), Jorida Tabaku.

“Më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara por tek e ardhmja dhe se çfarë PD-ja kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë”, kishte thënë, Donfried.

Ndihmës Skretarja bëri të ditur se, sa i takon kritikave ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kjo e fundit e gëzon mbështetjen e qeverisë së SHBA-ve.

“Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim”, ka thënë ajo.

Sipas Dondfried, Shqipëria do të kishte fat nëse do të dinte t’i shfrytëzonte udhëzimet e përfaqësueseve të SHBA-ve.

Marrëdhënie në mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë mund të zhvillohen për çdo ditë me kushtin e vetëm, duke punuar për këto raporte.

Ambasada Amerikane: Nuk diskutohet për pozicioni “non-gratat”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika