Donika Gërvalla ka reaguar ndaj përfaqësuesit special të BE-së për dialogun

Donika Gërvalla ka reagur ndaj përfaqësuesit special të BE-së Miroslav Lajçak, duke thënë se shtyrja e vendimit për reciprocitet do të zbatohet vetëm nëse hiqen barrikadat

Miroslav Lajçak mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri më 1 shtator vendimin për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime.

Donika Gërvalla ka reaguar ndaj Lajçakut.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka shkruar se faktet mbeten fakte dhe se ku shtyrja e vendimit për reciprocitet do të zbatohet vetëm nëse hiqen barrikadat.

“Faktet mbeten fakte. Kosova ka rënë dakord me propozimin e SHBA-ve dhe në përputhje me BE-në. Ne ramë dakord për një shtyrje deri më 1 shtator 2022, por vetëm nëse barrikadat hiqen deri më 1 gusht. Reciprociteti do të mbetet realitet, Kosova nuk ka “shtyrë” asgjë, rregullorja për letërnjoftimet ka hyrë në fuqi nga mesnata”, ka shkruar Gërvalla.

Lajçak ka falënderuar ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, për mbështetjen në këtë çështje.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika