Në një afat rekord prej rreth 3 orësh procesi gjyqësor ndaj zëvendëskryeministres e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, është përmbyllur dhe ka marr verdiktin final të shkallës së parë.
Gërvalla është liruar nga akuzat për mos deklarim të pasurisë në vitin 2021.
“Gjykata ka analizur me vëmendje pretendimet e Prokurorisë, por me asnjë provë të vetme nuk gjen që janë përmbushur elementet e veprës penale”, ka thënë Dibran Jusufi- Gjyqtar.
Por, para shpalljes së aktgjykimit Gërvalla është deklaruar e pafajshme për akuzën e Prokurorisë, duke thënë se mosdeklarimi i pasurisë kishte qenë një gabim teknik.
“As qëllim as dashje nga naa ime, e ndergjegjshme për gabimin teknik të bërë “, ka thënë Donika Gërvalla – Ministre e Punëve të Jashtme
Gërvalla akuzohej se në vitin 2021 nuk kishte deklaruar pasurinë e bashkëshortit të saj, ish politikan që kishte qenë edhe pjesë e Parlamentit të Gjermanisë si dhe nuk ka treguar edhe se ka disa pasuri të tjera personale.
“E njëjta në këtë formular nuk ka deklaruar asnjë të hyrë-të ardhur të bashkëshortit të saj Stefan Schëarz edhe përkundër se të njëjtin e ka deklaruar si bashkëshort..Gërvalla nuk ka deklaruar në tërësi parcelën kadastrale-toka bujqësore në pronësi të saj në sipërfaqe prej 3964 m2 në ZK Dubovik-Komuna e Deçanit, duke e deklaruar vetëm sipërfaqe prej 2000 m2. Po ashtu, Gërvalla nuk ka deklaruar as biznesin “Alb Lingua UG” e regjistruar në Bon të Gjermanisë në emër të saj”, ka thënë Paulin Pashku – Prokuror.
Në këtë seancë, është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares, edhe zyrtarja e Agjencisë për parandalimin e Korrupsionit,e cila tha se në shkresa të lëndës është deklarata e nënshkruar nga Gërvalla, ku theksohet lidhur me obligimet që dalin nga Ligji për Deklarimin e Pasurisë.