Donjeta Sadiku mposhtë zviceranen Ana Milisiq, kualifikohet në finale

Boksierja Donjeta Sadiku ka mposhtur kundërshtaren e saj, Ana Milisiq në turneun ndërkombëtar "Ballkan" në kryeqytetin e Bullgarisë ku edhe është kualifikuar në finale. Sadiku ka filluar të merret me boks që nga mosha 12 vjeçare në Prishtinë, me trajnere Marjola Sallauka

Donjeta Sadiku dhe Ana Milisiq

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka arritur të kualifikohet në finale në turneun ndërkombëtar “Ballkan”, të mbajtur të mërkurën e 21 shtatorit në Sofia të Bullgarisë.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Boksit të Kosovës përmes një postimi në Facebook, ku kanë thënë se Sadiku është treguar e mirë në garën e zhvilluar me zviceranen Ana Milisiq.

“Sot në gjysmëfinale 60kg, Donjeta Sadiku mundi bindshëm boksieren nga Zvicra Milisic Ana dhe u kualifikua në finale ku do të boksoj kundër boksieres nga Anglia Whitwell Shona”.

“Donjeta sot tregoi boks të mir dhe gjatë tre raundave dominoi në ring, në raundin e dytë e solli kundërshtaren në gjendje të palakmueshme ku detyroi gjyqtarin në ring ti numroi nokdaun boksieres Zvicrane”, shkruhej në psotim.

Donjeta Sadiku ka filluar të merret me boks që nga mosha 12 vjeçare në Prishtinë, me trajnere Marjola Sallauka.

Donjeta Sadiku, boksiere

Ajo ka garuar për Kosovën në Lojërat Olimpike Verore 2020 në kategorinë e peshave të lehta për femra dhe më parë ka konkurruar për vendin në Lojërat Evropiane 2019.

Ndryshe turneu ndërkombëtar “Ballkan” ka filluar nga data 19 dhe do të zgjasë deri me 23 shtator, në kryeqytetin e Bullgarisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika