Zëvendësministri Kelmendi dhe Bajrami akuzojnë njëri-tjetrin për miratimin e doracakëve për edukimin seksual

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, dhe ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, kanë akuzuar njëri-tjetrin për miratimin e doracakëve për edukimin seksual

Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit, kanë nxitur debat në opinion rreth përmbajtjes së tyre. Fragmente të këtyre doracakëve është thënë se janë pjesë e teksteve shkollore, e shumë i janë referuar këtij doracaku edhe si lëndë mësimore.

Në këtë zhurmë të krijuar është përfshirë edhe ish-ministrja e Arsimit, Hykemte Bajrami.

Bajrami ka deklaruar të mërkurën në “Debat Plus” se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë kohës kur ajo ka qenë ministre e Arsimit në kohën e Pandemisë Covid-19.

Bajrami: Doracaku për edukimin seksual të nxënësve s’është miratuar në mandatin tim

“Ato çfarë ne i kemi parë dje të publikuar tekstet madje kemi hyrë i kemi parë edhe vetë doracakët, unë personalisht jam kundër ndërtimit psikologjik edhe emocional të fëmijëve në moshën që shkruan në doracak. Mendoj që është kopjim i metodave eksperimentale, këto korrikula nuk janë miratuar sa kam qenë ministre e Arsimit, kjo nuk është e vërtet. Në kohën kur kam qenë ministre është marrë iniciativa për t’u bërë”, ka thënë Bajrami.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi.

Ai e ka quajtur gjithë këtë zhurmë të krijuar si propagandë dhe tendenca për kauza të reja.

“Qindra lajme, kronika, postime, emisione, debate që tentojnë të përfshijnë edhe fëmijët por askush nuk mban përgjegjësi”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Zëvendësministri ka publikuar edhe dy dokumente njërin të vitit 2016 kur edhe kishte filluar hartimi i këtyre doracakëve dhe atë të vitit 2020 kur ishte miratuar.

“Filloi në vitin 2016, në kohën kur ministër ishte Arsim Bajrami (PDK) dhe u pranua në kohën kur ministre ishte Hykmete Bajrami (LDK)”, ka shkruar Kelmendi.

Gjithashtu, ish-ministrja Bajrami ka reaguar sërish duke thënë se turpi nuk lahet me shpifje.

 “Përgjegjësi duhet t’i kërkohet Arbërie Nagavcit. Doracakët janë të botuar në vitin 2023. Kurrikula kërkon edukim seksual, por përmbajtja e doracakëve të Nagavcit flet për praktikim perverz. Përgjegjësinë kryesor këtu e mban Albin Kurti, i cili ende e mban në pozitë një ministre të tillë.  Keni prekë fëmijët, gjenë me të shtrejtë që kemi, andaj shpifni se ju ka kapë panikë, qytetarët nuk ju falin për këtë. Jeni shpifsa, manipulanta dhe të pamoralshëm”, ka shkruar ajo në Facebook, duke ndarë edhe disa fotografi si dëshmi për miratimin e doracakëve.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika