Dorëheqja e gjyqtarëve serbë paralizon punën në Gjykatën e Mitrovicës

25 gjyqtarët serbë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe dhjetë prokurorë serb të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, deponuan dorëheqjet e tyre nga këto pozita. Ky veprim i tyre bëri që të gjitha seancat në Gjykatën e Mitrovicës të dështojnë gjatë ditës. Gjyqtarët e Prokurorët e dorëhequr, vlerësohet se nuk do të duhej që të riktheheshin më në organet e drejtësisë në Kosovë

Gjykata Themelore e Mitrovicës





Nikola Kabashiq është paraqitur për herë të fundit në cilësinë e gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Kabashiq, bashkë me 24 kolegë të tjerë serb, dorëzuan gjatë ditës së hënë dorëheqjen.

Vendimet e tyre, tashmë janë duke u vlerësuar nga autoritetet kompetente brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Veprimi i tyre, avokati Musa Damati tregon se menjëherë e paralizoi Themeloren e Mitrovicës.

“Të gjitha seancat e planifikuara që të mbahen sot dhe ditëve në vijim janë shtyer me arsyetimin e mirënjohur tani, se është pezulluar puna e tyre”, ka thënë Damati.

Musa Damati, avokat

Ndryshe nga Mitrovica, gjyqtarët serb në disa prej Gjykatave të tjera janë paraqitur si zakonisht në punë.

Zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka Lutfiu e ka konfirmuar se në këtë institucion të gjithë gjyqtarët dhe ndihmësit e tyre kanë qenë të hënën të pranishëm në punë.

Për ish-kryetarin e Supremes, Fejzullah Hasani, gjyqtarët e dorëhequr do të duhej ta humbnin mundësinë që kurdoherë të riktheheshin në gjykatat kosovare.

“Parimisht, po të respektohej standardi, po të respektohej ligji, po të respektohej konventa evropiane, ata nuk do të duhej të ktheheshin kurrë, sepse haptazi duket se ju kanë mbështetë politikës dhe kanë rënë pre e ndikimeve politike, ndërsa dihet që gjyqtarët nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet politik”, ka thënë Hasani.

Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme

Hasani vlerëson se do të jetë e vështirë zëvendësimi i gjyqtarëve serb, sepse thotë se edhe ata që do të mund t’i plotësonin këto pozita, mund të bëjnë obstruksione.

Situata e krijuar, Gzim Shala nga IKD vlerëson se do të paraqesë shumë pasoja.

“Dorëheqja e tyre definitivsht se i zhbënë të gjitha të arriturat në procesin e dialogut, përmes së cilit edhe është bërë integrimi i gjyqësorit në veri të vendit dhe kjo definitivisht paraqet pasoja të mëdha, veçanërisht për qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime gjyqësore”, ka thënë Shala.

Gzim Shala, IDK

Sikur Gjykata, edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka mbetur pa dhjetë prokurorë serbë.

Këshilli Prokurorial ka njoftuar se dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ i këtij komuniteti.

Këshilli nuk i është përgjigjur Televizionit Dukagjini se si do të veprojë në gjithë këtë situatë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika