Dorëheqja e tre policëve të rinj serbë, reagon Hovenier: Zyrtarët e Policisë së Kosovës duhet të punojnë pa frikësime

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është shprehur i shqetësuar për dorëheqjen e tre policëve të rinj serbë të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se po e sheh me shqetësim dorëheqjen e tre policëve të rinj serbë të Kosovës të cilët sapo ishin rekrutuar.

Në platformën “X”, Hovenier ka thënë se Policia e Kosovës dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime.

Në anën tjetër, ai ka njoftuar se po i përcjellin nga afër këto zhvillime.

“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Po i përcjellim nga afër këto zhvillime”, shkroi ai.

Ky ishte reagimi i ambasadorit Hovenier pas shpërndarjes së një cicërime nga ana e shefit të EULEXIT, Giovanni Pietro Barbano.

Shefi i EULEX-it shprehet i shqetësuar për “dorëheqjen e tre policëve të rinj serbë”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika