Dorëheqjet e serbëve në veri, ASK: Kemi personel rezervë për regjistrim

Ani pse regjistruesit serbë në veri kanë dhënë dorëheqje, Agjencia e Statistika të Kosovës thotë se regjistrimi i popullsisë nuk do të ndalet. ASK thotë se ka në dispozicion regjistrues rezervë, të cilët i ka punësuar agjencia

Ndonëse shumica e regjistruesve të punësuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës kanë dhënë dorëheqje në veri të vendit, ky institucion me sa duket e ka gjetur zgjidhjen për mos ta ndalur regjistrimin e popullsisë.

ASK thotë se këtë proces do të kryejë personeli rezervë që e ka në dispozicion.

“Ne kemi rekrutuar edhe staf rezervë të cilët i kanë ndjekur trajnimet bashkë me stafin aktiv. Në momentin kur një regjistrues tërhiqet atëherë ne kemi stafin rezervë që e zëvendësojmë me të”, tha Hazbije Qeriqi, zyrtare për komunikim në ASK.

Pavarësisht thirrjes së Listës Serbe për të bojkotuar regjistrimin, sipas ASK-së, disa serbë kanë shprehur interesim për ta kryer këtë proces që vlerësohet shumë i rëndësishëm.

“Kemi informata që ka pasur qytetarë nga komuniteti serb që kanë shkuar nëpër komunat e tyre dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për tu regjistruar në regjistrimin e popullsisë duke shprehur vullnetin e tyre dhe kjo nënkupton që ata e kanë kuptuar rëndësinë e regjistrimit të popullsisë dhe se është në të mirën e vet qytetarëve”, tha Qeriqi.

E, për ata që nuk duan të jenë pjesë e regjistrimit, një strategji po mundohet të gjejë edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune thotë se të realizohet një takim për këtë qëllim.

“Të vjen deri tek takimi me Kryetarin e Komisionit për regjistrim të popullatës shumë shpejt, jemi vazhdimisht në kontakt dhe do të këqyrim se qysh me shku procesi ma tutje”, tha Nedzad Ugljanin, kryesuesi i Kuvendit.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është bërë në vitin 2011. Por, atëherë ky proces ishte bojkotuar nga serbët, për çka është i paqartë numri i tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika