Dorëshkrimi që shkarkoi 6000 herë aplikacionin e KRU “Prishtina”

Ndikim të jashtëzakonshëm ka pasur një thirrje e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, që në një letër me dorëshkrim kërkoi nga qytetarët të paguajnë ujin por edhe të shkarkojnë aplikacionin e tyre për të kryer obligimet. Kjo është bërë mbi 6 mijë herë vetëm brenda pak orësh. Por, e kujt ishte ideja dhe kush e shkroi atë? E kuptojmë këtë në kronikën në vazhdim

Një thirrje kreative e shkruar me dorë e me bukurshkrim nga një zyrtare e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, bëri që të arrihet qëllimi i saj.

Ajo u publikua një ditë më parë në faqen e ujësjellësit derisa bëhej thirrje që pos pagesës së ujit, të shkarkohet aplikacioni për të kryer shërbimet.

E as 24 orë më pas, 6 mijë qytetarë e kanë bërë një gjë të tillë.

Pos bujës së madhe në rrjete sociale, efektin e formës së thirrjes po e konfirmon edhe ajo e cila e shkroi këtë thirrje.

Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KRU “Prishtina”, ka thënë se “Pikërisht ajo çka e mendova, ajo u arritë pra qëllimi u arritë, sikur shkëmbimi i letrave të dashurisë, dhe duke biseduar me persona të ndryshëm më erdhi ideja që njerëzit kanë nevojë për shumë sinqeritet, më shumë vertëtësi andaj mendova që kjo mund të ishte një marketing i përkryer që mund ta bëjë që konsumatorët do ta shkarkonin aplikacioniin në IOS dhe Android”.

Për efektin e saj dhe mënyrën e veçantë se si institucionet duhet të komunikojnë me publikun, flasin edhe ekspertët e marrëdhënieve me publikun.

Dardan Hasku nga PIAR ka thënë se “Krijimi i një fushate spontane siç ishte kjo e KRU “Prishtina” është jetike meqë pjesë e një plani të komunikimi të kujdo qoftë, shumë shpesh gjerat që janë spontane janë shumë ma shumë efikase sesa planet e kompanive të ndryshme”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes këtij njoftimi u ka kërkuar qytetarëve që tash e tutje mund ta shkarkojnë aplikacionin e-KRUP, nga i cili mund të bëjnë pagesën në formë elektronike të faturave.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika