Dorëzohen në Kuvend mbi 20 mijë nënshkrime për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti, kanë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mbi 20 mijë

Objekti i Fondit të Kursimeve Pensionale

Të premtën janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mbi 20 mijë nënshkrime të qytetarëve, të cilët janë shprehur pro tërheqjes së kursimeve pensionale.

Iniciuesi i peticionit, Adnan Jashari, u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës të votojnë pro projektligjit që do t’ua mundësonte qytetarëve tërheqjen deri në 30% të mjeteve nga Trusti.

“I kemi dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës, ku presim që deputetët e Kuvendit kësaj rradhe të mos hezitojnë dhe të votojnë pro projektligjit që i lejon 30% të trustit. Gjithashtu kërkesa është për ndryshim të sistemit pensional”, ka thënë ai.

Ndryshe, më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë, u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Kategorikisht kundër këtij projektligji është shfaqur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se një veprim i tillë do ta dëmtonte të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, deputetët e opozitës, thirreshin në pasojat e krizës ekonomike që ka ndikuar në vend.

Sipas tyre, kërkesa për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, është kërkesë e qytetarëve dhe jo e tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika