Dorëzohen në polici dy persona të dyshuar për tentim vrasje

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar dy personat, të cilët dyshohen për tentim vrasje më 27 janar të vitit të kaluar, në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Të dyshuarit janë vetëdorëzuar në polici mbrëmë, teksa bëhet e ditur se njëri është 30 vjeç, kurse tjetri 22.

“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e të dyshuarve nga ana e policisë, kanë bërë që personat e dyshuar:- I. R, mashkull 30 vjeç dhe D.T, mashkull 22 vjeç, mbrëmë të dorzohen në polici”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika