Dorëzohen tre të dyshuar që rrahën me mjete të forta një person në Ferizaj

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre të dyshuar janë dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt pasi dyshohen se kanë rrahur me mjete të forta një person më 8 mars.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Kruja”, ku tre prej katër të dyshuarve, S.A., 54-vjeçar, A.A-50-vjeçar dhe M.A. 28-vjeçar, janë dorëzuar pasi e kishin sulmuar me mjete të forta personin B.V., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ai pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, e rasti po hetohet si “lëndim i rëndë trupor”.

Rr. Kruja, Ferizaj / 08.03.2025 – 10:30.  Lidhur me rastin është raportuar se me 11.03.2025 janë vetë-dorëzuar në polici tre të dyshuarit meshkuj kosovar dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika