Dorëzohet kallëzim penal kundër zv.presidentit të Serbisë, Bozhidar Deliq

Gjokë Sokoli, si përfaqësues i Shoqatës për Krimet e Luftës në Gjakovë, ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj zv.presidentit të Serbisë, Bozhidar Deliq

Gjokë Sokoli, përfaqësues i Shoqatës për Krimet e Luftës në Gjakovë

Shoqata për Krimet e Luftës në Gjakovë, të martën ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-komandantit të Brigadës 549, tash zëvendëspresident në qeverinë e Serbisë Bozhidar Deliq, i cili kishte marrë pjesë në masakrën e Mejës dhe disa masakra të tjera në atë rajon.

Para gazetarëve, Gjokë Sokoli, i cili edhe e dorëzoi kallëzimin penal në gjykatë, tha se Deliq do të duhej të dënohej për krime lufte dhe jo të marrë poste politike.

I mllefosur, Sokoli thotë se kanë fakte të mjaftueshme të cilat dëshmojnë se Deliq kishte marrë pjesë në disa masakra.

Ai tha se Deliq i kishte kryer krimet i veshur me rroba civile.

“Kanë marrë pjesë tanket, kanë marrë pjesë raketat, të gjitha këto mjete të rënda që i kanë prishur shtëpitë, kemi dëshmi që njerëzit e kanë njohur atë. Kemi të dhëna për kriminel lufte të mjaftueshme i kemi sjellë në prokurori. Me qindra janë dëshmi, kam besim që ky person do të bjerë në dorë të Hagës”, ka deklaruar Sokoli.

Sokoli i ka kritikuar institucionet e Kosovës dhe për mënyrën se si ka funksionuar deri më tani dialogu me Serbinë.

Sipas tij, shteti i Kosovës do të duhej ta formonte institutin për krime të luftës me një mandat deri 10 vjet.

Gjenerali në pension Bozhidar Deliq me brigadën “549” ka vepruar në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës dhe Dragashit. Megjithatë, vendlindja e tij është Gjakova, fshati Lugbunar, pak kilometra larg Mejës.

Zgjedhja e Deliqit nënkryetar i Kuvendit në Serbi është kritikuar edhe nga aktivistja serbe, Natasha Kandiq. Ajo ka deklaruar se në zonat ku ka komanduar ai janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë dhe janë gjetur mbetje mortore të më shumë se 450 të vrarëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika