Dorëzohet kërkesa për inicimin e peticionit për largimin e Atiqit nga posti i kryetarit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka bërë të ditur se një grup i qytetarëve serbë kanë dorëzuar kërkesën për inicimin e largimit të kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.

Kërkesa është bërë sipas Udhëzimit Administrativ ka theksuar Ugljanin për Dukagjinin, duke shtuar se brenda afatit pesëditor do të kthejë përgjigje në lidhje me kërkesën e tyre.

Ai ka potencuar se edhe mund të refuzojë këtë kërkesë.

“Unë kam pesë ditë afat dhe ndoshta edhe e refuzoj këtë lloj kërkese, pasi në të shkruan se nuk janë të kënaqur me shërbimet nga ana e komunës”, ka thënë Ugljanin.

Udhëzimi Administrativ përcakton procedurat e inicimit, të organizimit dhe të dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Gjithashtu, Dukagjini ka siguruar kërkesën e qytetarëve serbë për largimin e Atiqit nga posti i kryetarit të komunës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika