Dorëzohet në KQZ peticioni për shkarkimin kryetarit të komunës së Leposaviqit

Zyrtarja për informim nga komuna e Leposaviqit, Agnesa Jashari, është deklaruar para medieve pas dorëzimit të peticionit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Peticioni për shkarkimin e kryetarit të komunës së Leposaviqit është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të enjten e 25 janarit.

Zyrtarja për informim nga komuna e Leposaviqit, Agnesa Jashari, është deklaruar para medieve pas dorëzimit të peticionit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ajo ka theksuar se janë mbledhur të gjitha nënshkrimet, teksa njofton se në përgjithësi procesi ka shkuar mirë.

Po ashtu, ajo njoftoi se ka pasur disa ankesa kryesisht nga qytetarët.

“E kemi sjellë sot peticionin në KQZ. Të gjitha nënshkrimet janë mbledhur, procesi ka shkuar shumë mirë. Kemi disa ankesa prej qytetarëve kryesisht, krey kryesuesve jo”, tha Jashari.

Kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Nisja e detyrës së tyre nxiti tensione në fund të majit të vitit të kaluar, të cilat kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika