Dorëzohet në Kuvend peticioni për projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes

Organizata “Linja e Jetës” dorëzoi një peticion në Kuvendin e Kosovës për projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes, me 13,361 nënshkrime, por kritikoi qasjen e Kuvendit për mospritjen e ekipit që ka dorëzuar peticionin

Organizata “Linja e Jetës” ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës peticionin për projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes. Peticioni, i dorëzuar në ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjeve, është dorëzuar me 13 mijë e 361 nënshkrime të mbledhura.

Kryetari i “Linjës së Jetës”, Bind Skena, e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme nisjen për herë të parë të hartimit të politikave të tilla. Skeja e ka quajtur joserioze qasjen e Kuvendit, për mospritjen e ekipit që ka dorëzuar peticionin.

“Kemi përfunduar peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes me 13 mijë e 361 nënshkrime nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Kjo shënon një arritje të jashtëzakonshme në trajtimin e vetëvrasjes në Kosovë, duke filluar për herë të parë procesin e hartimit të politikave, të cilat preokupimin kryesor e kanë reduktimin e vetëvrasjeve nëpërmjet trajtimit të dinjitetshëm të bashkëqytetarëve tanë… Fatkeqësisht nuk jemi pritë nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, apo nga dikush i kabinetit të tij siç parashihet në rregullore. Kjo për neve me fillim na tregon një qasje joserioze, por shpresojmë se nuk është përfaqësuese për procesin e plotë”, ka thënë Skeja.

I pyetur për statistika të vetëvrasjeve në Kosovë të marra nga Policia e Kosovës, Skeja ka shtuar se nuk i konsideron të besueshme statistikat e PK-së, për shkak se nuk ka mekanizma për t’i monitoruar.

Skeja ka theksuar se ka pasur raste kur personat që kanë vdekur nga overdoza nuk janë trajtuar si vetëvrasje, edhe pse qëllimi ka qenë i tillë.

“Nuk është që i konsiderojmë shumë të besueshme statistikat e policisë, për shkak se nuk është që ka mekanizma për t’i monitoruar. Të gjitha janë të regjistruara me dorë. Ka pasur edhe raste që kemi kuptuar personat që kanë vdekur nga overdoza, nuk janë regjistruar si vetëvrasje, edhe pse qëllimi ka qenë i tillë”, ka theksuar ai.

Nëpërmjet këtij peticioni, “Linja e Jetës”, kërkon një ligj që rregullon shërbimet klinike për parandalim të vetëvrasjes, integrimin e parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale, shërbime dhe mbështetje sociale joklinike, mekanizma për reduktimin e qasjes ne mjete vetëlënduese dhe rregulla të tjera./KP

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika