Dorian Krasniqi, futbollisti që nga Anglia erdhi në Kosovë te skuadra e Rilindjes

Sulmuesi i Rilindjes, Dorian Krasniqi, ka lindur dhe është rritur në Angli. Por, tani jeton në Kosovë. Ai ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij futbollistike te skuadra e Rilindjes

Historia e Dorian Krasniqit është ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë të tij në Kosovë.

Ai ka lindur dhe është rritur në Angli, por tani ka vendosur ta vijoj karrierën futbollistike në vendin tonë.

22-vjeçari iu është bashkuar këtë verë skuadrës së Rilindjes.

Talentin që zotëron tani ka për synim ta shfaqë në fushat e Kosovës.

“Kam ardhur një herë të jetoj në Kosovë dhe më është hapur shansa që të luaj futboll këtu në Rilindje. Më kanë pritur shumë mirë, nuk e njoh asnjërin, por më kanë pritur shumë mirë. Kështu që gjithçka është super,” tha Krasniqi.

Krasniqi thotë se kualiteti i futbollistëve nuk mungon as në Ligën e Dytë.

”Kualiteti është i mirë, por është Liga e Dytë, janë edhe dy liga që janë më përpara. Por, këtu janë shumë lojtarët e mirë, fitnesin e kanë të mirë dhe angazhohen,” tha ai.

Ëndrra e tij e madhe është një ditë të veshë fanellën e ‘Dardanëve’.

“Pas pesë viteve e shoh veten duke luajtur për Kosovën dhe në ndonjë ekip që është në Evropë, në një nga kompeticionet evropiane Europa League apo Champions League,” tha Krasniqi.

Teksa, tregon edhe futbollistin që e preferon më së shumti te Kombëtarja e Kosovës.

”Lirim Kastrati më pëlqen, është shumë i shpejtë dhe në krah është i mirë,” tha ai.

Dorian Krasniqi luan si sulmues i krahut te Rilindja.

Pozitë në të cilën kishte luajtur edhe gjatë kohës kur kishte qenë në Angli.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika