Borussia Dortmund dëshiron një tarifë transferimi prej 120 milionë eurosh, për të lejuar Jude Bellingham të lëvizë klubet këtë verë, sipas BILD .
Talenti 19-vjeçar, kontribuoi në 11 gola në Bundesligë sezonin e kaluar, me paraqitjet e tij më të mira që vinin nga qendra e mesfushës.
Liverpool , Manchester United dhe Real Madrid dëshirojnë të gjithë mesfushorin anglez, por ata do të duhet të bëjnë një ofertë të konsiderueshme për të pasur ndonjë shans për ta nënshkruar atë.
Ndërsa, Bellingham ka ende kohë deri në skadimin e kontratës, dhe nuk ka ndonjë kaluzolë lirmi, që do do të thotë se ekipi gjerman, mund të ngrisë shifrën sa më lart, për të ndaluar largmin.
Trajneri i Dortmundit, Edin Terzic, dëshiron të mbajë Bellingham, i cili deri më tani nuk ka treguar asnjë shenjë dëshire për largim. Por, kjo nuk do të thotë se ai do të refuzonte një sfidë të re te gjigandët e Evropës.