Ekipi gjerman Borusia Dortmund, e ka nisur me fitore lojën e parë gjysmëfinale kundër ekipit francez Paris Saint Germain (PSG).
Ishte minuta e 36-të kur rezultati u zhbllokua. Ishte Nicolas Fullkrug i cili shënoi pas asistimit të Shclotterbeck-ut.
Më pas dy skuadrat kishin raste mjaft të mira, por përkundër kësaj rezultati mbeti I njëjtë. Pjesa e dytë u dominua nga ekipi francez, por pa e konkretizuar lojën e tyre me gola.