Dosja e Prokurorisë: Liridona Ademaj u vra me një plumb nga afërsia

Qëllimi i Naim Murselit për vrasjen e bashkëshortes së tij, akoma nuk dihet. Megjithatë, dosja e prokurorisë për këtë rast, ka zbardhur disa detaje të kësaj ngjarje të rëndë, që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës

Vendi dhe koha u përzgjodhën. Edhe mënyra e vrasjes gjithashtu.

Naim Murseli duket se e përgatiti gjatë, planin për të vrarë bashkëshorten e tij, Liridona Ademaj.

Kërkesa e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit ndaj Naim Murselit, autorit të krimit, Granit Plava, si dhe Kushtrim Kokallës, ka hedhur më shumë dritë mbi tragjedinë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Për ta kryer vrasjen, Murseli e angazhoi Granit Plavën. Atij ia premtoi 30 mijë euro dhe planin e bënë së bashku.

Sipas dosjes së Prokurorisë, fillimisht Naim Murseli, rreth një javë para natës kritike, u takua me Kushtrim Kokallën.

“Naim Murseli i ka treguar te pandehurit Kushtrim për problemet e tij bashkëshortore me tani të ndjerën Liridona Murseli, i pandehuri Kushtrim i ka thënë ‘unë ta zgjidhi këtë punë’ dhe ndërkohë janë marrë vesh për një aksident të inskenuar”, thuhet në Dosjen e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, të dy u takuan edhe në një rast tjetër, ku Kokalla ia dha Murselit numrin e telefonit të Granit Plavës.

Inskenimi i ngjarjes dhe kryerja e vrasjes do të ndodhte më 29 nëntor, në ora 20:25 minuta, në fshatin Bërnicë, në një pjesë të rrugës ku mungon ndriçimi publik.

“Derisa i pandehuri Naim Murseli ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera Liridona Ademaj dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera”, vijon aty.

Në kërkesën e Prokurorisë, tregohet se vrasja u realizua me një plumb.

“Granit Plava e qëllon të ndjerën nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera Liridona Ademaj kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, theksohet në Dosjen e Prokurorisë.

Kjo vrasje konsiderohet si një prej më të rëndave, që kanë ndodhur në Kosovë në vitet e fundit.

Pas seancës ku të pandehurve iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh, ata janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika