Dosja e Prokurorisë – Si e shantazhonte ish-miss Kosova biznesmenin nga Prizreni me foto e video intime?

Foto

Ish-miss Kosova, Zana Berisha, po dyshohet nga Prokuroria për shantazh ndaj një biznesmeni nga Prizreni.

Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze.

KALLXO.com ka siguruar dosjen e Prokurorisë, ku thuhet se prej muajit gusht të vitit 2021 e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2023, në intervale të ndryshme kohore, në Prizren dhe Prishtinë, e pandehura Zana Berisha, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, e kanos të dëmtuarin I.J., se do t’i dërgojë fotot dhe videot personale të tyre familjes së të dëmtuarit.

Tutje, në dosje përshkruhet se pasi i dëmtuari dhe e pandehura krijojnë lidhje dashurie, gjatë muajit gusht të vitit 2021 derisa e pandehura kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga i dëmtuari kërkon shumën prej 100 mijë eurosh për nevojat e saj.

Sipas dosjes, kur i dëmtuari nuk ia dërgon shumën e kërkuar dhe kërkon nga e pandehura që të ndërpresin lidhjen e tyre, e pandehura e kërcënon të dëmtuarin se do t’ia shkatërrojë familjen dhe në rrjetin Instagram, nga adresa “….” dërgon foto dhe video të tyre personale, disa nga ato me përmbajtje intime, te bashkëshortja, djali dhe shokët e të dëmtuarit.

Tutje, sipas Prokurorisë, në fillim të vitit 2022, pasi e pandehura kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa i dëmtuari ishte në hotelin “…”, në Prishtinë, aty vjen e pandehura dhe i drejtohet të dëmtuarit “çka të kam bërë ishte vetëm 30 për qind dhe 70 për qind kam gjëra që do të publikoj, ke menduar se ke përfunduar lidhjen, por unë akoma s’e kam përfunduar”.

Më pas, gjatë muajit gusht të vitit 2022, i dëmtuari detyrohet që t’ia bëjë pagesën për blerjen e veturës “Audi Q8” së pandehurës, dhe atë në shumën 70 mijë euro, me kërcënime se nëse nuk ia paguan veturën së pandehurës, e njëjta do t’ia prishë dasmën e djalit të të dëmtuarit.

Më tej, më datë 5 shtator 2023, i dëmtuari detyrohet t’ia japë së pandehurës shumën prej 50 mijë eurosh si kërkesë e së pandehurës për ta mbyllur këtë çështje, dhe i dëmtuari nuk e lajmëron rastin në polici, meqë e pandehura e shantazhon dhe kërcënon duke i thënë se e lajmëron djalin e të dëmtuarit.

Po ashtu, në shtator të vitit 2022, derisa i dëmtuari ishte duke drekuar së bashku me shokun e tij A.R., në një në Prishtinë, e pandehura kërkon nga i dëmtuari shumën prej nga 5 mijë euro në muaj, që i dëmtuari të mos ketë pasoja në familje.

I dëmtuari, sipas Prokurorisë, nga kanosjet se e njëjta do t’i dërgojë përsëri fotografitë dhe videot intime familjarëve të tij dhe do t’ia dëmtonte rëndë nderin dhe autoritetin si dhe do t’ia cenonte rëndë privatësinë, së pandehurës ia jep nga 5 mijë euro në muaj deri në korrik të vitit 2023.

Lidhur me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar avokaten Sahadete Gashi, por ajo nuk pranoi të deklarohet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika