Dosja e “Sky ECC”: Emri i Vuçiqit përmendet në mesazhet për bosin e drogës

Transkripte të reja nga aplikacioni i koduar Sky ECC, të publikuara nga revista serbe Radar, thuhet se zbulojnë komunikime për ndërhyrje të mundshme nga nivelet e larta të pushtetit në Serbi në proceset gjyqësore ndaj të dënuarit për trafik droge, Darko Shariq.

Sipas Radar, në komunikimet e zhvilluara në vitin 2020 përmendet një premtim për ndërhyrje në dënimin e Shariqit përmes faljes presidenciale. Personi që bashkëbiseduesit e quanin “Oskar” dhe “Çvarak” thuhet se kishte premtuar se do të ndërhynte nëse vendimi për dënimin nuk do të ishte sipas pritjeve të tyre.

“Po qe se më shpëton diçka sa u përket gjyqtarëve dhe dënimit, të jap fjalën se do ta korrigjoj me ndonjë falje, edhe nëse më kushton tre muaj kritika”, citohet të ketë thënë personi në komunikimin e publikuar nga revista.

Radar raporton se nofka “Oskar” i referohet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa argumenton se identifikimi i personit me nofkën “Çvarak” mbështetet në përmbajtjen e komunikimeve dhe faktin se falja presidenciale është kompetencë e presidentit.

Sipas revistës, mesazhet e 1 qershorit 2020 janë shkëmbyer mes Shariqit, i cili në atë kohë ndodhej në paraburgim, dhe bashkëpunëtorit të tij Bojan Stanojkoviq. Në to përmenden edhe bisedime për kushtet e pretenduara të dorëzimit të Shariqit në vitin 2014, përfshirë një dënim më të butë, lirimin nga akuzat për pastrim parash dhe kthimin e një pjese të pasurisë së konfiskuar.

Në komunikimet e publikuara përmenden edhe ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, si dhe ish-zyrtari i Agjencisë për Informacion të Sigurisë (BIA), Marko Parezanoviq.

Radar raporton gjithashtu se mesazhet përmbajnë pretendime se Shariq kishte financuar Partinë Progresive Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi. Në një komunikim të nëntorit 2020 përmendet shuma prej 2.1 milionë eurosh, por revista thekson se ky pretendim nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Shariq u arrestua sërish më 14 prill 2022, pasi autoritetet siguruan komunikime nga Sky ECC përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Ai është përballur me procedura të tjera gjyqësore, përfshirë një rast që lidhet me pretendimet për përpjekje për diskreditimin e dëshmitarëve bashkëpunëtorë.

Revista ngre gjithashtu shqetësime për qasjen e prokurorisë serbe në materialet e Sky ECC. Sipas raportimit, prokuroria për krimin e organizuar ka pretenduar se nuk i janë dorëzuar të gjitha komunikimet që ka kërkuar nga policia.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika