Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serb të propozuar nga kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama, këtë draft-statut ua ka prezantuar presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Hysa ka thënë se nëse edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka një mendim për Asociacionin dhe ofron propozime se si duhet të jetë, këtë mund ta bëjë edhe një kryeministër shqiptar.
“Tash ne draftin nuk e kemi parë, nuk mund të paragjykojmë çka në të, por, në anën tjetër mund të kemi argumentime e reagime të ndryshme. Përderisa, të tjerët përshirë që nga OJQ-të si ‘Friedrich-Ebert-Stiftung’ edhe zoti Vucii mund ketë një mendim për Asociacionin, mbase këtë mund ta bëjë edhe një kryeministër shqiptar”, ka thënë Hysa në emisionin “Top Talk” në “Top Chanel”
Sa i përket këtij drafti, Hysa ka theksuar se nuk dihet nëse ka pasur një koordinim me Qeverinë e Kosës nga ana e kryeministrit Rama. Siç do të ishte e logjikshme potencon ai, a po, ka pasur një koordinim mes Ramës dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Gjithsesi duhet të themi që Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën, por besoj që nuk akt ë drejtë të flasë ne emër të Kosovës. Këtu duhet të bëjmë një dallim dhe duket që kjo pikërisht ka ndodhur. Nuk e di nëse ka pasur një koordinim siç do të mund të pritej dhe siç do të ishte e logjikshme në mes të dy kryeministrave. Pra, të këtij në Prishtinë dhe atij ën Tiranë. Dhe kjo duket pjesa problematike, por, mesa shoh unë ka pasur një koordinim tjetër në mes të kryeministrit Rama dhe partnerët ndërkombëtare, të cilëve edhe iu ka adresuar këtë letër. Dhe nuk dihet nëse ai e ka bërë akt ë me porosinë e tyre, apo e ka pas një lloje vetë iniciative”, ka shtuat Hysa.