Drafti i Planit Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë gati deri më 30 qershor

Abdullah Pirçe nga Ministria e Ambientit

Abdullah Pirçe nga Ministria e Ambientit ka thënë se Plani Kombëtar i Kosovës për Energjinë dhe Klimën ka filluar të hartohet që nga viti 2018.

Ai ka treguar se nga ridraftimi i Strategjisë së energjisë 2022-2030, ka vazhduar puna për draftin e parë për Planin Kombëtar të Kosovës për Energjinë dhe Klimën.

“GIZ-i na ka ndihmuar për draftimin e këtij plani, por edhe GET-i gjerman, të cilët po i bëjnë masat dhe projeksionet dhe po besoj që meqë caqet janë dhënë për Kosovën dhe mendoj që janë të favorshme, e kemi shumë më lehtë vazhdimin e finalizimit të këtij drafti” – ka theksuar Pirçe në emisionin “Kallxo Përnime”.

Pirçe ka thënë gjithashtu që Ministria e Ambientit e ka përgatitur edhe Strategjinë multimodale, atë të transportit, Strategjinë e industrisë e pylltarisë, të cilat janë pothuajse të kryera.

Abdullah Pirçe ka shtuar se drafti është planifikuar të dorëzohet më 31 maj në Ministri të Mjedisit dhe atë të Ekonomisë, ndërsa në Sekretariatin e Komitetit të Energjisë, më 30 qershor./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika