Drafti në Kushtetuese, juristët: Vonesat për lojëra politike

Mesazhet e ambasadorit të SHBA-ve, ndryshe i kanë perceptuar ish-kryetarë gjykatash e juristë të vendit. Vonesat për ta dërguar draftin e asociacionit në Kushtetuese, sipas tyre janë lojëra politike

E lënë në harresë nga zhvillime të tjera si ajo e Dinarit serb, tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është riaktualizuar me një qëndrim të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.

Diplomati amerikan, sygjeroi që qeveria të mos humbasë kohë dhe draftin e BE-së t’a dërgojë sa më shpejt në Kushtetuese për të marr mendimin përfundimtar të saj.

Përderisa nga qeveria zyrtarisht ende nuk ka një përgjigje konkrete për kërkesën, pavarësisht interesimit të televizionit, një procedurë e tillë, sipas ish-kryetarit të të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, është obligative.

Fejzullah Hasani – Ish-Kryetar i Gjykatës Supreme ka theksuar se “Unë e dëgjova ambasadorin dhe ai më duket se tha që sa më shpejt të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, ngase është detyrim edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese por edhe me marrëveshje që aktet përciellëse në bazën e së cilave do të ndërtohet ky institucion, asociacioni para se të kaloj në Kuvend duhet të kaloj nëpër filtrin e Gjykatës Kushtetuese”

Juristi Anton Nrecaj beson që vonesa për tu bërë ky veprim është e qëllimshme.

Anton Nrecaj – Jurist ka deklaruar se “Asnjë draft , çfarëdolloj qoftë nuk mund të aprovohet në Kuvend apo në Qeveri si version final pa e dhënë verdiktin apo interpretimin Gjykata Kushtetuese kështu që nuk shoh asnjë arsye, çdo lloj vonese është vetëm arsye politike, loja politike”

Por, gjykatësi Hasani me atë cfarë ka parë, drafti ka shkelje të mundshme të Kushtetutës.

Fejzullah Hasani – Ish-Kryetar i Gjykatës Supreme ka deklaruar se “Në disa segmente e defunksionalizon funksionimin e shtetit të Kosovës për faktin se edhe shëndetësia edhe arsimi pothuajse de facto dhe de jure e nxirrin nga juridiksioni i Rep. së Kosovës duke përfshirë edhe objektët të cilat ata i shfrytëzojnë”

Përndryshe ambasadori Hovenier në takimin me gazetarë gjatë enjtes, kishte thënë se dërgimi i draftit në Kushtetuese do të krijonte një dinamikë ndryshe dhe do të reflektonte përkushtimin e Kosovës për përmbushjen e obligimeve të saja.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika