Drama e 5 nëntorit 2020, që la Kosovën pa figurat kryesore politike

Pesë nëntori i vitit 2020 ishte dita kur Haga la Kosovën pa disa prej figurave kryesore të skenës politike. Tri vite më parë, drejt qytetit holandez u dërguan katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Selimi, pas konfirmimit të aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

Brenda këtyre veturave të EULEX-it, ndodhen disa nga zyrtarët më të lartë shtetëror të Kosovës së vitit 2020.

Me to, ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, u dërguan në aeroportin ushtarak në Sllatinë.

Me një fluturim special, ata u transferuan në Hagë, për nisur një ballafaqim të gjatë me drejtësinë.

Krejt kjo ndodhi, pasi Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzën e Zyrës së Prokurorit, e cila i ngarkon ish-krerët e UÇK-së, me akuza për krime lufte.

Pak orë para nisjes për në Hagë, Hashim Thaçi njoftoi se ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e Presidentit të Republikës.

“Nuk do të lejoj që në asnjë rrethanë që para gjyqit të dal Presidenti i Republikës së Kosovës. Prandaj, për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetetarit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës”, kishte thënë ish-presidenti, Thaçi.

Në fjalimin lamtumirës, Thaçi u shpreh i bindur se procesi do ta dëshmoj se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kreu një luftë të pastër e të drejtë.

“Ju falënderoj përulësisht për besimin që më keni dhënë. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një mirëupafshim. Do të shihemi prapë, do të dalim faqebardhë. Ky është premtimi im për ju, Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, kishte thënë ai.

Gatishmëria e ish-krerëve të UÇK-së për t’u ballafaquar me drejtësinë, ishte përshëndetur nga shtetet mike të Kosovës.

E tek pas transferimit në Hagë, Specialja nisi bastisjet në shtëpitë e katërshes së UÇK-së.

Për orë të tëra në gjashtë nëntorin e 2020-ës, hetues të Zyrës së Prokurorit kryen bastisje pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Bastisje ishin zhvilluar edhe në disa lokacione të tjera, disa ditë para arrestimit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika