Drama e Vuçiq; Artileria e vendosur pranë Jarinjës, kthehet prapa në kazermë

Pas vendosje së artilerisë serbë rreth 2 kilometra afër Jarinjës, mediumi N1 ka bërë të ditur së kjo artileri është kthyer në kazermë 

Ilustrim

Gjatë ditë së hënë Mediumi serb opozitar kundër regjimit të Beogradit “Nova.rs” ka bërë të ditur se ushtria serbe ka vendosur artileri pranë pikës kufitare në Jarinjë, përkatësisht topa me rreze të gjatë.

Më sa duke e gjithë kjo ishte dramë e presidentit serb, Aleksadër Vuçiq, ku pas fotografimit siç raporton “N1“, artileria e vendosur dy kilometra pranë Jarinjës u kthye në kazermë.

Vuçiq vazhdon me drama; Ushtria serbe vendos artileri pranë Jarinjës

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviq, kanë vizituar një pjesë të njësive të Forcave të Armatosura në garnizonin e Rashkës.

Gjatë vizitës ministri ka biseduar me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, të cilët janë duke kryer detyra pranë pikës kufitare në Jarinjë.

Ministri i Mbrojtjes u takua me krerët e Forcave të Armatosura, me të cilët diskutoi për situatën aktuale të sigurisë.

N1” bëri të ditur se në vendkalimin Jarinje, në Rudnicë, dy kilometra para Jarinjës, vërejti se ishin të vendosura gjashtë obusa – topa me rreze të gjatë të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake. Gazetari i “N1” tha se nuk u lejuan t’i filmonin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika