Drecun: Në Hagë po gjykohet UÇK-ja, kemi ofruar dëshmi se është ndërmarrje e përbashkët kriminale

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drequn, në një dokumentar për mediumin Albanian Post, 28 shtator 2020.

Këtë të hënë në Hagë ka nisur procesi gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së. E një gjë e tillë ka ngjallur reagime të shumta edhe në Serbi.

Kujtojmë se kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, në vitin 2020 në një intervistë, kishte komentuar fillimin e gjykimit, duke thënë se “e gjithë UÇK-ja ishte në Hagë”.

Ai sërish e ka përsëritur një gjë të tillë, duke shtuar se Serbia i kishte ofruar dokumente të shumta prokurorisë speciale (ZPS-së).

Ai ka shtuar se pala serbe ka dhënë një kontribut vendimtar për të dëshmuar se kishte një ndërmarrje të përbashkët kriminale te UÇK-ja, pra se UÇK-ja ishte e organizuar në mënyrë hierarkike.

Drecun kishte thënë se ishin mbledhur më shumë se 30 mijë dokumente me prova dhe qindra dëshmi të ndryshme.

“Ka edhe prova të mbledhura nga grupi punues që kam formuar dhe i cili ka punuar për gjashtë vjet për të mbledhur prova dhe fakte”, është shprehur kryetari i komisionit parlamentar serb “për Kosovën”.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po akuzoheshin si për faj individual, ashtu edhe për ndërmarrje të përbashkët kriminale.

“Sado që mundohen të thonë se ky nuk është gjykim i UÇK-së, në fakt është gjykim i UÇK-së, sepse po flasim për një ndërmarrje të përbashkët kriminale…” – ka vazhduar Drecun “argumentet” e tij.

Po ashtu, ai ishte shprehur se kishin pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë e Gjykatës Speciale.

“Kemi identifikuar 159 paraburgime, gjashtë prej të cilave në Shqipëri, dhe e kemi ofruar gjithë dokumentacionin për këtë gjë. Ata kontrolluan dyzet e më shumë vende, dhe aktakuza bazohet në to. Pastaj thanë (nga Prokuroria Speciale) se krimet do të lidheshin lehtë përmes atyre paraburgimeve”, kishte deklaruar tutje Drecun.

Ndryshe, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës që rëndojnë mbi ta.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika