Drejtësia, sektori që preket më së shumti nga ngrirja e fondeve nga Trump

Ngrirja e ndihmave ndërkombëtare nga presidenti amerikan Donald Trump, pritet që në Kosovë të lë pasoja negative, meqë ndihma financiare në përmirësimin e gjendjes në sektorin e drejtësisë ishte e madhe. Ky vendim i administratës Trump, ka prekur direkt Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, e organizatat joqeveritare, që monitorojnë sistemin e drejtësisë.

Këtë vit, Agjencia për parandalimin e Korrupsionit, kishte në plan ngritjen e kapaciteteve teknike, e rritjen e stafit, me përkrahje financiare nga programet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për shkak të vendimit të Administratës Trump, ky projekt tashmë është pezulluar.

“Agjencia është njoftuar formalisht nga ambasada për vendimin e pezullimit, që pritet brenda disa muajsh të merret vendimi final….Ne kemi një përkrahës direkt që është INL që është Zyra për Kosovën, e ka qenë e pritur që në këtë kohë një projekt që ka qenë më shumë se 1 milionë, që ka qenë për Agjencinë dhe sistemin gjyqësor të Kosovës”, ka thënë drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Urdhri ekzekutiv që u nënshkrua nga Presidenti Trump për pezullimin e ndihmave amerikane për të paktën 90 ditë, ka prekur edhe organizatat joqeveritare në Kosovë, përfshirë Institutin e Kosovës për Drejtësi.

“IKD d.m.th. diku afër, mbi 70% të fondeve i ka SHBA-të, e prek edhe IKD mbi 70% të fondeve që ne kemi funksionuar tani më janë pezulluar deri në një vendim të radhës”, ka thënë drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Miftaraj shton, se ky vendim në Kosovë do të ketë ndikim negativ, në shumë fusha por më së shumti në drejtësi.

“Kosova hyn në kuadër të atyre shteteve që mund të ketë ndikim të keq për stabilitetin e institucioneve por edhe shumë fusha të tjera, të cilat kanë ndikim në demokratizimin e Republikës së Kosovës..”, ka shtuar Miftaraj.

Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk treguan për shumën që kanë përfituar nga programet e Agjencitë amerikane, por thanë se ndihma e tyre ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme për KPK-në dhe për sistemin prokurorial.

Që nga viti 1999, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka dhënë më shumë se 1 miliard dollarë për Kosovën.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika